Bota
Tërmet 5 Rihter trondit Turqinë Perëndimore, qytetarët dalin në rrugë

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka goditur këtë të enjte Turqinë Perëndimore, duke u regjistruar në orën 14:55 me kohën lokale.
Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra ishte 42 km në juglindje të Tekirdağ dhe rreth 21 km në jug të Marmara Ereğlisi, në një thellësi prej 14 kilometrash.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik mes qytetarëve në Marmara Ereğlisi, një qytet me rreth 120 mijë banorë, të cilët kanë dalë me shpejtësi jashtë banesave.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale të konsiderueshme apo persona të lënduar.
Zona e Detit Marmara njihet për aktivitet të lartë sizmik, si pasojë e përplasjeve të pllakave tektonike, ku shpesh regjistrohen tërmete të fuqishme.


