Blerim Gashi – Zëri i gjelbër i Prishtinës!
Iniciativa Qytetare "Prishtina në dorën tënde"- PDT

Blerim Gashi është njëri prej atyre qytetarëve të përkushtuar që e sheh ambientin jo si çështje dytësore, por si thelb të mirëqenies së përditshme. Kandidatura e tij për Asamblenë e Komunës së Prishtinës nuk është përpjekje për pozicion politik, por per angazhim te ndërgjegjshëm për të ngritur zërin kundër degradimit mjedisor që po ndodh çdo ditë para syve tanë.
Prishtina po e humb ngadalë gjelbërimin e saj, ajri po bëhet i rëndë për frymëmarrje, mbeturinat po e pushtojnë hapësirën publike, dhe ndërtimet pa kriter po fshijnë çdo gjurmë natyre. Kjo situatë nuk është vetëm pamje shqetësuese – është kërcënim për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Pikërisht për këtë arsye, Blerimi vendos që t’i japë zë kauzës së ambientit brenda institucioneve vendimmarrëse.
Ai beson se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë pjesë e çdo plani urban dhe çdo vendimi komunal. Për të, mbjellja e një peme ka po aq rëndësi sa ndërtimi i një rruge, dhe pastrimi i një lagjeje është akt qytetarie po aq sa çdo investim tjetër publik. Ambienti nuk ka nevojë për premtime, por për veprim të menjëhershëm, të vazhdueshëm dhe të përgjegjshëm.
Blerimi synon që përmes angazhimit të tij të promovojë politika konkrete që e mbrojnë natyrën, që ndalojnë ndotjen, që i japin gjelbërimit hapësirën që i takon dhe që e bëjnë qytetin më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të jetueshëm. Ai beson se Prishtina nuk ka më kohë për të humbur dhe se çdo ditë pa veprim e thellon krizën mjedisore.
Në këtë rrugëtim, ai e sheh veten si përfaqësues i qytetarëve që nuk duan më të jetojnë në një qytet të ndotur dhe të betonuar. Blerim Gashi është zëri i gjelbër që Prishtinës i ka munguar – një zë që thërret për përgjegjësi, për ndërgjegje dhe për të ardhmen, ku natyra nuk mbrohet me fjalë, por me vepra.
👉 Voto 165 Iniciativa Qytetare “Prishtina në dorën tënde”- PDT.
👉 Voto Blerim Gashi Nr. 14 .
👉 Voto për kryeqytetin e qytetarëve të saj!



