Kosova
Kryesore

Covey: Thaçi nuk kishte respekt nga komandantët e UÇK-së në terren

Në seancën e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, dëshmitari James Peter Covey rrëfeu për marrëdhëniet e vështira mes ish-presidentit Hashim Thaçi dhe komandantëve të zonave gjatë shtatorit 1999.

Covey kujtoi një takim në të cilin Bernard Kouchner kishte udhëtuar për në Kosovë për të bindur komandantët e zonave për përmbushjen e kushteve të demilitarizimit. Sipas tij, Thaçi nuk foli fare gjatë takimit, ndërsa marrëdhënia e tij me komandantët e UÇK-së ishte e ndërlikuar.

“Kjo më kujtohet fare qartë se dukej sikur po konfirmonte fuqishëm atë që ne besonim që në fillim lidhur me zotin Thaçi… ai kishte një marrëdhënie të vështirë me komandantët e UÇK-së në terren dhe ata kishin pak kohë, ose më mirë thënë, kishin shfaqur mungesë respekti ndaj tij. S’kishin respekt”, deklaroi dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Përfaqësuesi i UÇK-së në këtë takim ishte Agim Çeku, ndërsa Covey iu prezantua një pikturë që supozohet se është nga gjenerali britanik Mike Jackson, ku dukeshin pjesëmarrësit e takimit.

Ky rrëfim shton detaje mbi hierarkinë dhe marrëdhëniet brenda UÇK-së gjatë periudhës pas luftës në Kosovë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button