Kosova
Kryesore

Operacion i Prokurorisë Speciale në Kompaninë e Ujësjellësit “Gjakova”

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar të hënën një operacion policor në objektin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” si dhe në banesën e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj kompanie.

Sipas njoftimit, aksioni është realizuar mbi bazën e urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është ekzekutuar nga hetuesit e Drejtorisë së Krimeve Ekonomike.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar dokumente dhe materiale tjera që pritet të përdoren si prova në procesin hetimor.

Hetimet po zhvillohen për disa vepra penale, ndër to:

  • Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar
  • Falsifikimi i dokumentit zyrtar
  • Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore
  • Konflikt interesi
  • Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim dhe se provat e mbledhura do të jenë thelbësore për zbardhjen e plotë të rastit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button