Kosova

Osmani takon kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus.

Gjatë takimit, të dy udhëheqësit kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bangladeshit, si dhe për bashkëpunimin e përbashkët në skenën ndërkombëtare.

“Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit,” ka deklaruar Osmani pas takimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button