Kosova

Drejtori i ortopedisë paralajmëron: Çantat e rënda shkollore rrezik për shtyllën kurrizore të fëmijëve

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavid Gashi, ka paralajmëruar prindërit dhe mësuesit për rreziqet që pesha e tepruar e çantave shkollore mund t’u shkaktojë fëmijëve, duke përfshirë deformime të shtyllës kurrizore.

Sipas tij, çanta e fëmijës nuk duhet të kalojë 10-15% të peshës trupore të tij. “Viteve të fundit, fëmijët tanë po ballafaqohen me çanta shumë të rënda. Ky është një problem që ndikon direkt në shëndetin e tyre. Rekomandimet ndërkombëtare nga Shoqata Amerikane e Ortopedëve Pediatrikë janë që çanta të mos tejkalojë 10 deri në 15 përqind të peshës trupore të fëmijës. Për këtë arsye, çantat duhet të jenë të përshtatshme për trupin e fëmijës dhe jo shumë të mëdha,” ka thënë Gashi për RTV21.

Ai u ka bërë apel prindërve dhe shkollave që të kujdesen për peshën e çantave dhe të zgjedhin modele ergonomike për të parandaluar problemet shëndetësore afatgjata tek fëmijët.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button