Bota

Rusia mohon pretendimet e NATO-s për shkelje të hapësirës ajrore

Rusia ka mohuar akuzat e NATO-s se avionët dhe dronët e saj kanë shkelur hapësirat ajrore të vendeve aleate, duke i cilësuar si “histeri të ekzagjeruar”.

Deklarata vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, sugjeroi që shtetet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionë rusë nëse ata hyjnë në hapësirat e tyre ajrore.

Shtetet e aleancës ushtarake kanë raportuar disa shkelje nga avionët luftarakë dhe dronët rusë gjatë javëve të fundit, duke akuzuar Moskën se po teston kufijtë e NATO-s në Evropë.

“Po dëgjojmë një histeri të ekzagjeruar lidhur me pilotët tanë ushtarakë që gjoja po shkelin disa rregulla dhe po shkelin hapësirën ajrore të ndonjë shteti. Këto pretendime janë të pabaza,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai shtoi se aviacioni rus “respekton të gjitha rregullat e fluturimeve dhe u përmbahet atyre në mënyrë të rreptë”.

Incidentet e fundit përfshijnë tre avionë luftarakë rusë MiG-31 që u detektuan mbi hapësirën ajrore estoneze pranë Gjirit të Finlandës javën e kaluar. Po ashtu, më 22 shtator, Danimarka u detyrua të mbyllë përkohësisht një aeroport në Kopenhagë për shkak të dronëve të paidentifikuar, që detyruan ndryshime në itinerarin e dhjetëra fluturimeve.

NATO ka theksuar se “është ende herët të thuhet” nëse dronët mbi Danimarkë lidhen me shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia. Këto incidente pasojnë ngjarjet me dronë në Rumani dhe Poloni, ku disa fluturake pa pilot u rrëzuan nga avionët e aleancës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button