Kosova
Kryesore

Zëvendësambasadori gjerman kritikon vonesat politike në Kosovë: “Çdo ditë humbje, rrezikohet mirëqenia e qytetarëve dhe investimet”

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, ka kritikuar vonesat në formimin e qeverisë dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës nga partitë politike dhe deputetët. Ai paralajmëroi se çdo vonesë mund të ndikojë negativisht në interesin e investitorëve dhe në mirëqenien e qytetarëve.

“Është përgjegjësi e partive politike dhe e anëtarëve të parlamentit që të përmbushin pritjet e qytetarëve, të konstituojnë Kuvendin në përputhje me Kushtetutën dhe të formojnë një qeveri që ta drejtojë vendin. Nëse rruga më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme, le të jenë ashtu”, tha Böttcher.

Ai shtoi se çdo ditë vonese në formimin e qeverisë dhe në avancimin e tranzicionit energjetik mund të shkaktojë humbje reale ekonomike, duke përfshirë humbje të vendeve të punës dhe mirëqenies së qytetarëve.

Deklaratat e tij u bënë gjatë organizimit të Kosova Energy Forum dhe Green Business Expo 2025, një ngjarje dyditore që ofron platformë për diskutime mbi tranzicionin energjetik, liberalizimin e tregut të energjisë dhe sfidat për tërheqjen e investimeve në energjinë e pastër dhe bizneset e qëndrueshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button