Moti në rajon – Nga nxehtësi verore drejt freskisë dhe reshjeve

Sot Kosova do të përballet me mot të nxehtë, me diell dhe vranësira të herëpashershme. Erërat pritet të fuqizohen gradualisht në disa zona, ndërsa temperaturat do të luhaten nga 12°C minimalja deri në 30°C maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi dita e mërkurë do të sjellë kryesisht mot me diell, por me shtim të ngadalshëm të vranësirave. Pasdite vonë dhe në mbrëmje, në veriperëndim të Shqipërisë parashikohen vetëtima, bubullimë dhe rrebeshe lokale shiu, të cilat gjatë natës mund të përfshijnë edhe disa zona të tjera bregdetare.
Temperaturat e larta do të mbeten prezente edhe nesër, ndërsa të enjten parashikohet një rënie e lehtë e tyre. Pasditja do të shoqërohet me rrebeshe lokale shiu, vetëtima dhe bubullimë në disa rajone.
Nga e premtja pasdite moti do të bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm dhe më i freskët, me vranësira më të dendura dhe reshje lokale shiu



