Kosova

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Jorn Rohde

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin gjerman, Jorn Rohde. Ky është takimi i parë i një ambasadori me Kurtin pas letrës së Bashkimit Evropian që kërkonte të mos zhvillohen takime në zyrën e tij deri në formimin e qeverisë së re.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti i shprehu mirënjohje ambasadorit Rohde për pesë vitet e shërbimit në Kosovë, duke theksuar se ai është ambasadori që ka shërbyer më së gjati në vend.

“Kryeministri theksoi se Gjermania mbetet partner qendror i Republikës së Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian”, thuhet në njoftim. Ai veçoi bashkëpunimin e ngushtë në fusha si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit, ndërsa në takim u diskutua edhe për sigurinë, rolin e KFOR-it dhe procesin e liberalizimit të vizave, të cilin Kurti e cilësoi si një arritje të përbashkët gjatë mandatit të Rohdes.

Në fund, Kurti i uroi ambasadorit gjerman shëndet dhe suksese në jetën e tij personale dhe profesionale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button