Kosova

Podujevë: Arrestohet një person, kapet me 1 hektar kanabis të mbjellë mes misrit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës, pasi është kapur duke kultivuar kanabis në një sipërfaqe prej 1 hektari, të mbjellë mes arës me misër.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një peshore e madhe, një sasi marihuane, tre shirita, një paketim foli si dhe një masë që dyshohet të jetë eksploziv TNT. Ky i fundit është sekuestruar nga njësiti i deminimit.

Në vendngjarje janë gjetur gjithsej 1769 bimë narkotike të llojit kanabis, të cilat janë asgjësuar nga policia.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button