James Rubin: Në tetor 1998, vëmendja ishte tek forcat serbe dhe ngritja e UÇK-së

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së.
Rubin ka deklaruar se në tetor të vitit 1998 vëmendja kryesore ishte tek informacionet për forcat serbe, por njëkohësisht kishte interes edhe për zhvillimet e reja që lidhnin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Në atë kohë, në tetor të vitit 1998, ne ishim të përqendruar tek informacioni lidhur me forcat serbe, por ishim të interesuar gjithashtu edhe për zhvillimet e reja. Zhvillime të cilat quheshin dalja më tepër në pah e UÇK-së, zhvillime të cilat nuk i kuptonim mirë, por kishte zëra dhe ne ishim të interesuar të merrnim më shumë informacione”, tha Rubin, duke shtuar se këto të dhëna mblidheshin nga shërbimet inteligjente dhe burime diplomatike në terren.
Ai theksoi se Marrëveshja e Tetorit 1998 kishte të bënte kryesisht me forcat serbe, ndërsa më vonë lufta u intensifikua për shkak të reagimit të UÇK-së ndaj represionit serb.
“UÇK-ja mori në dorë fatin e njerëzve të vet duke mos lejuar më masakrimin e tyre. UÇK-ja u përgjigj, Serbia u kundërpërgjigj dhe për këtë arsye masakra vazhdoi. Ne kishim burime të shumta në terren për informacione”, shtoi Rubin