Kosova

Rubin mohon t’i kujtohet paralajmërimi i Albright për përgjegjësi penale të Thaçit

Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara, ish-zyrtari amerikan James Rubin u pyet nga avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi nëse i kujtohej që ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, i kishte thënë Thaçit se do të mbante përgjegjësi penale për krimet e mundshme pas hyrjes së KFOR-it në Kosovë.

“Jo, nuk më kujtohet”, u përgjigj Rubin.

Ai sqaroi se Albright e kuptonte rëndësinë e hetimit të krimeve, por qëllimi i saj kishte qenë që përgjegjësia të ishte individuale dhe jo kolektive. Rubin theksoi se Albright kërkonte ndëshkimin e atyre që kryenin dhunë, duke shmangur fajësimin e tërë komuniteteve.

Sipas tij, mesazhi i Albright për Thaçin kishte qenë që të tregonte tolerancë dhe të inkurajonte popullin e tij të vepronte njësoj, ndërsa drejtësia ndërkombëtare do të përcaktonte përgjegjësitë për dhunën e kryer.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button