Kosova

Rubin: Thaçi ishte ndërmjetësues politik, jo komandant i UÇK-së

Ish-zyrtari amerikan James Rubin ka dëshmuar për marrëdhëniet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë procesit të demilitarizimit.

Rubin tha se Thaçi, i ri në moshë krahasuar me komandantët e tjerë, shpesh duhej t’u drejtohej atyre për informacion dhe udhëzime mbi vendimmarrjet brenda organizatës. Ai përshkroi një lloj distancimi të Thaçit ndaj komandantëve, duke vënë në dukje se diferenca në moshë ndikonte në mënyrën e komunikimit mes tyre.

“Ata i thoshin atij se çfarë përgjigjeje të jepte”, deklaroi Rubin, duke theksuar se roli i Thaçit ishte kryesisht politik dhe ndërmjetësues, jo komandues në terren.

Deklaratat e Rubin janë pjesë e dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

/REL/

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button