James Rubin: Thaçi nuk kishte kontroll të plotë mbi UÇK-në gjatë negociatave të Rambujesë

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin, po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë, duke rrëfyer se si ai dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, negocionin me UÇK-në për të bindur Hashim Thaçin të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë.
Rubin deklaroi se Thaçi nuk kishte autoritet të plotë brenda UÇK-së dhe detyrohej të konsultohej me persona të tjerë për çdo vendim. Ai e përshkroi ish-presidentin e Kosovës si pragmatik, por që përballë tij kishte anëtarë më ekstremistë.
“Së pari duhet të shpëtohet populli, pastaj të arrihet pavarësia,” tha Rubin, duke shtuar se shumica e delegacionit shqiptar të Kosovës pranoi mbështetjen e NATO-s dhe Perëndimit.
Gjykimi vazhdon, ndërsa Rubin pritet të ofrojë detaje të tjera rreth negociatave të vitit 1999.