Kosova
Sot shënohen 26 vjet nga Beteja e Kaqandollit

Sot bëhen 26 vjet nga Beteja e Kaqandollit, njëra ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm në Llap, por edhe në tërë vendin.
Kjo betejë shënoi përballjen e parë frontale të UÇK-së në Llap kundër forcave serbe dhe zgjati tri ditë.
Gjatë luftimeve ranë heroikisht shtatë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:
Bekim Maliqi
Bekim Lushaku
Naim Zhegrova
Fadil Sejdiu
Habib Zeka
Islam Rekaliu
Selim Rekaliu
Kujtimi për këtë betejë mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.