Kosova
Dy persona sekuestruan për punime të paligjshme në pronë publike në Dedaj të Prizrenit

Policia e Kosovës njofton se dy persona janë kapur duke zhvilluar punime në një pronë publike në fshatin Dedaj, e cila nuk u përkiste atyre. Njëri prej të dyshuarve ishte punëdhënës, ndërsa tjetri punëkryes.
Sipas policisë, personat kishin uzurpuar dhe dëmtuar pronën publike. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe janë sekuestruar mjetet e punës, përkatësisht një eskavator dhe një kamion.
Rasti po procedohet me procedurë të rregullt.