Policia dhe Dogana zbulojnë aktivitet të dyshimtë në Banullë, Lipjan

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Doganës ka rezultuar me sekuestrimin e armëve dhe arrestimin e dy personave në fshatin Banullë të komunës së Lipjanit.
Gjatë kontrollit në një auto-sallon, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pistoleta, gjashtë karikatorë dhe njëzet fishekë. Si prova materiale janë sekuestruar gjithashtu dy telefona celularë dhe një pajisje DVR e kamerave të sigurisë.
Të dyshuarit, me shtetësi kosovare, janë arrestuar dhe shoqëruar për intervistim. Me urdhër të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve” dhe po hetohet nga organet kompetente.