Vjosa Osmani: Vajzat e mia detyruan të ndjekin shkollë private për shkak të sigurisë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vajzat e saj janë detyruar të ndjekin shkollë private për shkak të sfidave të sigurisë dhe kushteve të dobëta në shkollat publike.
Nga zyra e saj në Presidencë, Osmani tha se vajzat përballen me probleme si mungesa e pastrimit, ndërprerja e rrymës dhe ngrohjes, kanalizimi i prishur dhe bllokimi i tualeteve. Ajo shtoi se shumë nga këto sfida nuk varen nga ajo dhe nuk mund të rregulloj sektorin e arsimit nga pozita e Presidentes.
Presidentja theksoi se shqetësimet për gjendjen e shkollave publike kanë qenë publike dhe të njohura për vite me radhë, dhe se ajo ka dhënë vetëm sugjerime dhe këshilla për përmirësim.
“Do të doja që vajzat e mia të ndjekin shkollë publike, sikur të mos përballeshin me sfida të sigurisë”, tha Osmani.