Kosova

Autoritetet e Kosovës marrin në dorëzim Postën e Serbisë në Graçanicë

Pjesëtarë të Inspektoratit Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut dhe Postës së Kosovës, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, po marrin në dorëzim objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë, raporton mediumi lokal serb “Kim”.

Në vendngjarje është edhe drejtori i Postës së Serbisë në Kosovë, Ivan Milojeviq. Objekti i Postës së Serbisë në Graçanicë ishte mbyllur më 15 janar të këtij viti, ndërsa punonjësit kanë lënë vendet e tyre të punës.

Përdoruesit e shërbimeve postare nga Kosova do të mund t’i kryejnë ato në Merdar, pranë pikës kufitare, sipas mediave lokale serbe.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button