Kosova
Kryesore

Rënie e analfabetizmit në Shqipëri: Gati 98% e popullsisë mbi 10 vjeç dinë të shkruajnë e të lexojnë

Numri i personave mbi 10 vjeç që nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë ka pësuar një ulje të ndjeshme gjatë 13 viteve të fundit. Nga rreth 50 mijë në vitin 2011, ky numër ka rënë në rreth 31 mijë persona në vitin 2024.

Kjo do të thotë se gati 98 për qind e popullsisë mbi 10 vjeç zotërojnë aftësitë bazë të shkrimit e leximin. Në vitin 2011, sipas statistikave, përqindja e analfabetëve ishte 3,85%, ndërsa sot ajo ka rënë në 2,27%.

Megjithatë, sipas raportimeve të REL, kjo përqindje mbetet ende pak më e lartë krahasuar me shumicën e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ekspertët shprehen se përmirësimi i vazhdueshëm i arsimit dhe aksesit në shkolla ka qenë vendimtar për këtë trend pozitiv, por sfida për arritjen e niveleve më të ulëta të analfabetizmit vazhdon.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button