Kosova

Ndalimi në Morinë i një kosovari të kërkuar nga Gjermania për mashtrim

Një 27-vjeçar, shtetas i Kosovës, është ndaluar në pikën kufitare të Morinës, pasi autoritetet gjermane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, ndaj S.M., banues në Kosovë, Gjykata lokale e Mynihut kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar, me një maksimum dënimi deri në 10 vjet burg.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me DVP Kukës, ndaluan shtetasin kosovar S.M., i cili tentonte të lëvizte në mënyrë të paligjshme për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, po vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button