Kosova

KGJK miraton përzgjedhjen e gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Supreme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka miratuar sot raportin e Panelit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Sipas raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve, anëtarët e KGJK-së kanë aprovuar emërimin e gjyqtarëve: Qerim Ademaj, Faton Ademi dhe Faton Bajrami. Ademi dhe Bajrami do të ushtrojnë detyrën në Kolegjin e Apelit të Agjensionit Kosovar të Pronës.

Mandati i këtyre gjyqtarëve do të nisë më 1 tetor 2025.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button