Kosova
Rritet numri i aksidenteve dhe shkeljeve të trafikut gjatë 24-orëve të fundit

Gjatë 24-orëve të fundit në vend janë regjistruar 61 aksidente trafiku, nga të cilat 33 me të lënduar dhe 29 me dëme materiale.
Sipas raportimeve nga autoritetet, 2372 gjoba trafiku janë shqiptuar për shkelësit e rregullave rrugore gjatë të njëjtës periudhë.
Gjithashtu, 11 persona janë arrestuar, ndërsa 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje për shkelje të ndryshme ligjore.
Autoritetet bëjnë apel për respektimin e rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në rrugë, për të shmangur aksidentet dhe pasojat e tyre.