Kosova
Kryesore

Aeroporti i Prishtinës thyen rekord historik: Mbi 500,000 udhëtarë në një muaj

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një tjetër rekord historik, duke pritur mbi 500,000 udhëtarë vetëm gjatë muajit gusht 2025, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë brenda një muaji në historinë e aeroportit.

Ky rezultat vjen pas një viti të jashtëzakonshëm për aeroportin, i cili synon të arrijë 4.5 milion udhëtarë deri në fund të vitit 2025. Rritja e numrit të udhëtarëve ka qenë e mundësuar nga bashkëpunimi i ngushtë me linjat ajrore, që ka çuar në shtimin e frekuencave dhe zgjerimin e destinacioneve, duke e pozicionuar aeroportin si një nyje të rëndësishme ajrore në rajon.

Në aspektin infrastrukturor, aeroporti ka ndërtuar katër porta të reja embarkimi përmes dy aneksesh të reja dhe po vazhdon investimet në zgjerimin e zonave të check-in-it, modernizimin e sistemit të bagazheve dhe teknologji të avancuar.

Viti 2024 u mbyll me mbi 4 milion udhëtarë, ose 19,2% më shumë se viti 2023, ndërsa numri i fluturimeve u rrit me 16,14% krahasuar me një vit më parë. E njëjta tendencë zhvillimi ka vazhduar edhe gjatë vitit 2025, duke konfirmuar pozicionin e Aeroportit të Prishtinës si një nga qendrat kryesore ajrore të rajonit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button