Dënime për kontrabandë me mallra në Prishtinë

Të akuzuarit Kujtim Fetoshi, Abdullah Zeki Zerenler dhe Atakan Zerenler janë dënuar me gjoba të përbashkëta prej 33 mijë eurosh, pas arritjes së marrëveshjes për pranim të fajësisë.
Gjykatësi Alban Ajvazi nga Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykimin, duke caktuar për secilin 6 muaj burgim, të cilët u zëvendësuan me gjoba: Kujtim Fetoshi – 12 mijë euro, Abdullah Zeki Zerenler – 15 mijë euro, dhe Atakan Zerenler – 6 mijë euro. Në dënime iu llogarit edhe koha e kaluar në paraburgim.
Gjykatësi gjithashtu i obligoi të akuzuarit të paguajnë shpenzimet procedurale: 200 euro secili dhe 50 euro për fondin e kompensimit të viktimave.
Në këtë rast është i akuzuar edhe Milan Niqiq, i cili është deklaruar i pafajshëm dhe procedura ndaj tij është veçuar.