Kosova
Kryesore

Arrestohet piloti kroat dhe e dashura e tij serbe nga Kosova nën dyshimet për spiunazh

Një pilot i Forcave të Armatosura të Ushtrisë Kroate dhe e dashura e tij, shtetase serbe nga Kosova, janë arrestuar nën dyshimet për spiunazh, duke shkaktuar debat të gjerë në Kroaci dhe rajon.

Dyshohet se piloti ia ka kaluar informacione të ndjeshme të dashurës së tij gjatë qëndrimit në Kosovë, ndërsa ajo më pas i ka përcjellë të dhënat drejtuesve të Listës Serbe, parti që bashkëpunon ngushtë me Beogradin dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, konfirmoi se ka zhvilluar një takim urgjent me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake të Kroacisë (VSOA), Gjeneral Major Ivan Turkalj.

“Prita drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake, në lidhje me hetimin që po zhvillohet kundër një oficeri të Forcave të Armatosura të Ushtrisë Kroate dhe një personi tjetër nën dyshimin për kryerjen e krimit të spiunazhit”, shkroi Plenkoviq në rrjetet sociale.

Ai shtoi se VSOA, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Kroacisë dhe institucionet e tjera kompetente janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur interesat shtetërore dhe sigurinë kombëtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button