Kosova
Kryesore

Trepça nis lirimin e pronave në Zonën Kadastrale Hajvali

Gjiganti metalurgjik Trepça ka njoftuar se, për herë të parë pas luftës, ka filluar procesi i lirimit të pronave në Zonën Kadastrale Hajvali, pas përfundimit të fazës së kthimit të pronave nën menaxhim të Trepçës Sh.A.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 11 hektarësh, pronë e Trepçës, me një vlerë tregu mbi 23 milionë euro.

“Ky është vetëm fillimi i procesit të rikthimit të pasurisë së Trepçës dhe vënies së saj në funksion të zhvillimit e të ardhmes së ndërmarrjes”, thuhet në njoftim.

Ky hap pritet të shërbejë si bazë për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe funksional të ndërmarrjes, duke forcuar pozicionin e saj në sektorin metalurgjik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button