Kosova
Arrestohet në Prizren i dënuari për fajde, dorëzohet në burg

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 49-vjeçar, I.M., nga fshati Krushë e Vogël në Prizren, i cili ishte i dënuar me dy vite e gjysmë burg për veprën penale të fajdes.
Sipas policisë, I.M. ishte në kërkim aktiv pas lëshimit të urdhërit të arrestimit nga Gjykata Themelore në Prizren. I njëjti është dorëzuar në institucionin korrektues për vuajtje të dënimit.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike,” thuhet në njoftimin zyrtar.