Kosova
Kryesore

KQZ-ja ndryshoi fletëvotimet më 2013, për të mundësuar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje

Dymbëdhjetë vjet më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vendosi që në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013 të vendosej logoja e KQZ-së, duke hequr stemën e Republikës së Kosovës që përdorej deri atëherë.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së autoriteteve në Beograd që fletëvotimet të mos përmbanin shenja të shtetësisë së Kosovës, duke paralajmëruar se ndryshe nuk do t’i inkurajonin serbët e Kosovës të merrnin pjesë në procesin zgjedhor.

Vendimi i KQZ-së ishte mirëpritur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, e cila e cilësoi si hap pozitiv për garantimin e një procesi gjithëpërfshirës.

Edhe presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, pati inkurajuar KQZ-në që të veprojë në përputhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendit, duke siguruar një zgjidhje që do të mundësonte pjesëmarrje sa më të gjerë në zgjedhjet komunale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button