Kosova

Moti i javës: Nga e nxehtë e kthjellët, në rrebeshe e ulje temperaturash

Pas fillimit të javës me kushte të qëndrueshme atmosferike, vendi pritet të përballet me një çrregullim të motit nga mesi i javës.

E martë, 3 shtator
Moti mbetet i kthjellët dhe i nxehtë. Temperaturat minimale zbresin në 10-15°C, ndërsa ato maksimale arrijnë deri në 31-33°C. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 2-6 m/s.

E mërkurë dhe e enjte, 4-5 shtator
Pritet ndryshim i kushteve meteorologjike. Më shumë vranësira do të përfshijnë vendin, ndërsa pasdite do të zhvillohen rrebeshe shiu me bubullima. Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri në orët e mbrëmjes së së enjtes. Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme, duke lëvizur mes 25-27°C. Era fryn nga veriu dhe verilindja me intensitet mesatar 3-9 m/s.

E premte, 6 shtator
Në orët e para të ditës parashihen vranësira të ulëta me ndonjë rigë shiu të izoluar. Më vonë, vranësirat shpërndahen gradualisht.

E shtunë, 7 shtator
Intervale më të gjata me diell do të mbizotërojnë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale pasdite. Temperaturat maksimale do të luhaten rreth 27-29°C, ndërsa minimalet mbeten ndërmjet 10-14°C.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button