Kosova

Nis viti i ri shkollor 2025/2026 – MAShTI: Gati për një proces të mbarë mësimor

Sot në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar në Kosovë ka nisur procesi mësimor për vitin shkollor 2025/2026.

Ndërkohë, ka vijuar edhe procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova, ku prindërit dhe kujdestarët mund të aplikojnë.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një deklaratë për RTK-në ka theksuar se të gjitha përgatitjet e nevojshme janë kryer, duke siguruar nisjen e mbarë të vitit të ri shkollor.

“Si Ministri e Arsimit i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor dhe raportimet nga komunat tregojnë se punët po ecin mirë”, tha Nagavci.

Sa i përket subvencionimit të teksteve, ministrja bëri të ditur se mbi 180 mijë prindër apo kujdestarë kanë aplikuar deri tani, ndërsa është realizuar pagesa e mbi 70% të tyre, që përbën më shumë se 9 milionë euro.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button