Kosova

OVL-UÇK kërkon shkarkimin e Dimal Bashës nga posti i kryeparlamentarit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka kërkuar nga grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës të inicojnë procedurën për shkarkimin e Dimal Bashës nga posti i kryeparlamentarit.

Në një letër drejtuar shefave të grupeve parlamentare, OVL-UÇK ka shprehur shqetësim për publikimin e hulumtimeve të Bashës, ku lufta e UÇK-së është përshkruar si “milici e nëntokës”. Sipas organizatës, ky qëndrim përbën fyerje të rëndë për luftën çlirimtare dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit.

Kërkesa e OVL-UÇK vjen në një kohë kur debati për mënyrën e prezantimit të historisë së luftës dhe figurave të saj në institucione është bërë temë diskutimi në skenën politike të Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button