Kosova

Valë e nxehtë verore, fundjavë me stuhi dhe freskim të motit

Kosova sot do të përballet me mot tipik veror, me diell dhe temperatura të larta që pritet të luhaten nga 13°C minimalja deri në 34°C maksimalja.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi e enjtja sjell mot të qëndrueshëm, me diell dhe mjaft të nxehtë.

E premtja do të shënojë kulmin e kësaj vale të shkurtër të nxehtë, me temperatura maksimale që pritet të kalojnë 35°C.

Megjithatë, fundjava do të sjellë ndryshime. Të shtunën parashikohet destabilizim i motit, fillimisht në Shqipëri me stuhi të fuqishme shiu, vetëtima e bubullimë, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje shtrëngata lokale pritet të përfshijnë edhe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

E diela do të jetë dukshëm më freskët, me reshje lokale shiu të shoqëruara nga rrebeshe dhe bubullima.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button