Bota

Zelensky: Koha për diskutim mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është momenti për një diskutim të nivelit të lartë mbi prioritetet dhe afatet kohore të garancive të sigurisë për vendin e tij.

Pas një bisede telefonike me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, Zelensky theksoi se ekipet përkatëse po “përgatitin në mënyrë aktive arkitekturën e garancive të forta dhe shumëpalëshe të sigurisë”. Sipas tij, në këtë proces janë të përfshirë partnerët evropianë, amerikanë dhe të tjerë pjesë e “koalicionit të të vullnetshmëve”.

Megjithatë, ai akuzoi Rusinë se po dërgon “sinjale negative” lidhur me takimet dhe zhvillimet e ardhshme. “Sulmet në qytetet dhe fshatrat tona vazhdojnë. Viktima të reja çdo ditë”, u shpreh Zelensky, duke theksuar se nevojitet presion i shtuar ndaj Moskës.

“Ne mbështetemi në këtë presion. Hapa janë të nevojshëm konkretisht nga Rusia – hapa drejt diplomacisë së vërtetë”, shtoi presidenti ukrainas.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button