Kosova

Policia e Kosovës shqipton mbi 2,500 gjoba dhe regjistron 69 aksidente në 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2,551 gjoba trafiku.

Sipas raportit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 69 aksidente trafiku, nga të cilat 19 kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 50 me dëme materiale.

Gjithashtu, policia njoftoi se 11 persona janë arrestuar gjatë këtyre 24 orëve.

Autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë situatën në trafik dhe të zbatojnë masat për sigurinë e qytetarëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button