Kosova
Kryesore

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon forum për ndikimin ekonomik të tarifave 0% për mallrat amerikane

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të organizojë një forum me temën “Largimi i barrierave, ndikimi ekonomik i tarifave 0% për mallrat amerikane”, i cili do të zhvillohet më 26 gusht 2025, në ora 15:30, në selinë e Odës.

Ngjarja synon të trajtojë përfitimet ekonomike dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të politikave të tregtisë së lirë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Në forum pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, bizneseve vendore, investitorëve si dhe përfaqësues diplomatikë.

Ky diskutim do të ofrojë një hapësirë për të analizuar politikat aktuale tregtare, si dhe mundësitë që u krijohen bizneseve vendore përmes heqjes së barrierave dhe aplikimit të tarifave 0% për mallrat amerikane.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button