Rajoni

Vuçiq takon përfaqësuesin e BE-së, kërkon rikthim të dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur Facilituesin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, duke theksuar se rikthimi i dialogut në Bruksel është “thelbësor”.

Në një postim në Facebook, Vuçiq theksoi se prioritet mbetet Asociacioni i komunave serbe dhe respektimi i të drejtave të qytetarëve serbë në Kosovë. Ai gjithashtu u shpreh i shqetësuar për përpjekjet për të ndaluar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme, duke vënë në dukje se kjo rrezikon lirinë e aktivitetit politik të serbëve në Kosovë.

Vuçiq nënvizoi rëndësinë e dialogut të bazuar në parimet themelore të marrëveshjeve ndërmjet dy palëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button