Bota

Trump sulmon NBC dhe ABC, kërkon heqjen e licencave të tyre

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar dy televizione të njohura amerikane, NBC dhe ABC News, duke i akuzuar për mbulim “të njëanshëm” dhe sugjeroi se licencat e tyre duhet të revokohen nga Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC).

Trump tha se mediat i kishin dhënë atij mbulim negativ në “97%” të historive, megjithëse nuk ishte e qartë burimi i kësaj shifre. Ai shtoi se këto media janë “kaq të anshme dhe të pavërteta, një kërcënim real për demokracinë tonë”.

Në postimet e tij, Trump i quajti të dy rrjetet “LAJME TË RREME” dhe tha se duhet t’i paguajnë “shumë” për përdorimin e valëve më të vlefshme të transmetimit. Ai nënvizoi se “gazetaria e shtrembër nuk duhet të shpërblehet, duhet të ndërpritet”.

Kjo nuk është hera e parë që Trump sulmon mediat televizive. Vitin e kaluar ai fitoi një padi për shpifje kundër ABC për 15 milionë dollarë dhe ishte i njohur për emisionin “The Apprentice” në NBC para se të hynte në politikë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button