Kosova
Kryesore

BE-ja ndan 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike

Bashkimi Evropian ka disbursuar 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën, si pjesë e Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023). Lajmi u bë i ditur nga Zyra e BE-së në Kosovë përmes një postimi në Facebook, ku u theksua se kjo ndihmë është pjesë e angazhimit për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër.

“BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike,” thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave zyrtare, me mbështetjen prej 75 milionë eurosh të dhënë deri më tani:

Mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për pagesën e faturave të energjisë;

3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë energjetike;

28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në proces rinovimi;

40,000 familje dhe 154 biznese janë mbështetur me pajisje solare dhe mjete për kursim të energjisë.

BE-ja ka ritheksuar se do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën drejt sigurisë energjetike dhe dekarbonizimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button