Kosova

SHBA sanksionon gjyqtarin e Gjykatës Speciale Nicolas Guillou

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të mërkurën sanksione ndaj gjyqtarit francez Nicolas Guillou, i cili ka shërbyer si gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë. Guillou është njëri nga katër zyrtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Speciales që janë sanksionuar nga SHBA-ja.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se Guillou dhe të tjerët u sanksionuan për përfshirje në vendime të Gjykatës që synonin hetimin dhe ndjekjen penale të shtetasve amerikanë dhe izraelitë, pa pëlqimin e vendeve të tyre. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e çdo pasurie që ata mund të kenë në juridiksionet amerikane.

Guillou u bë i njohur gjatë gjykimeve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke rrëzuar shumicën e ankesave të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ai gjithashtu njihet për një përplasje me avokatin David Hooper lidhur me mungesën e simboleve të Kosovës në Gjykatë.

Pak muaj më parë, Guillou dha dorëheqje nga Specialja pas zgjedhjes në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ku mori përgëzime për kontributin e tij nga kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button