Kosova
Fluks i shtuar në kufi: deri në një orë pritje në dalje nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat kufitare.
Sipas raportimit zyrtar, aktualisht hyrjet në Kosovë po zhvillohen me pritje të shkurtra, nga 3 deri në 5 minuta. Megjithatë, situata është më e ngarkuar në dalje, ku tek pika kufitare në Merdarë qytetarët po përballen me pritje deri në një orë.
Përditësimi i fundit mbi gjendjen në kufi është publikuar sot në orën 06:49 të mëngjesit.