Kosova

Mot i nxehtë e me erë të fuqishme të enjten, reshje shiu dhe freskim temperaturash nga e premtja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e enjte do të karakterizohet me mot kryesisht stabil dhe me diell, por me temperatura të larta dhe erëra të fuqishme. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33°C – 36°C, ndërsa minimalet do të zbresin në 14°C – 17°C. Gjatë ditës pritet të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 8 – 16 m/s, dhe me hove që mund të arrijnë deri në 20 m/s (70 km/h), sidomos në Dukagjin dhe Drenicë.

Të premten, në orët e hershme të mëngjesit, rrebeshet e shiut do të përfshijnë pjesën perëndimore të vendit, ndërsa gjatë ditës do të ketë intervale me diell. Pasdite, pritet zhvillim i rrebesheve të reja lokale. Temperaturat do të pësojnë rënie, duke u zbritur në 28°C, ndërsa era do të vazhdojë të mbetet e fuqishme nga jugperëndimi me hove deri në 20 m/s.

Fundjava pritet të sjellë më shumë kthjellime dhe diell, por me një rënie të ndjeshme të temperaturave. Maksimalet do të zbresin në 25°C – 26°C, kurse minimalet deri në 10°C. Po ashtu, era do të ndryshojë drejtim nga veriu, duke fryrë me intensitet më të lehtë dhe mesatar, prej 5 – 12 m/s.

Qytetarëve u bëhet thirrje të kenë kujdes nga temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme gjatë së enjtes, si dhe nga reshjet e shiut që mund të shoqërohen me intensitet të lartë ditën e premte.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button