Bota

“Syri i Jinxi” në Kinë braktiset për shkak të zhurmës së trafikut

Shtëpia e famshme e njohur si “Syri i Jinxi” është braktisur së fundmi nga pronari i saj, për shkak të zhurmës së pandërprerë të trafikut që kalon pranë.

Pronari, Huang Ping (emër pseudonim), refuzoi ofertën e qeverisë rajonale për të shitur pronën, duke qëndruar i palëkundur edhe kur të gjithë të tjerët në zonë u larguan. Megjithatë, pasi një autostradë u ndërtua rreth shtëpisë së tij, zhurma dhe dridhjet nga kamionët e mëdhenj e bënë jetesën të pamundur.

“Syri i Jinxi-t” ka formë të veçantë, që nga ajri duket si një sy në mes të autostradës, por mungesa e izolimit kundër zhurmës e ka kthyer shtëpinë në një vend të papërshtatshëm për banim. Huang dhe familja e tij vendosën të largohen dhe morën me qira një shtëpi në një qytet tjetër.

Megjithëse Huang kishte marrë një ofertë kompensimi prej rreth 1.6 milion juanë (191 mijë euro), ai nuk pranoi kushtin që pagesa të bëhej në dy këste. Tani, e ardhmja e pronës mbetet e paqartë, ndërsa dritaret janë thyer dhe bari i egër po rritet rreth saj.

Lajmi është raportuar nga mediat lokale dhe portali OddityCentral.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button