Bota

Kantonet zvicerane synojnë uljen e mëtejshme të taksave, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e pabarazisë sociale

Zug, Schwyz, Nidwalden dhe Lucerne kanë shpallur planet e tyre për të ulur edhe më tej nivelin e taksave, me qëllim që të rrisin atraktivitetin e rajonit për familjet dhe bizneset. Nga ky vendim pritet të përfitojnë kryesisht shtresa e mesme dhe individët me të ardhura të larta.

Megjithatë, nisma nuk është pritur me entuziazëm nga të gjithë. Qendra e kërkimit ekonomik pranë ETH Zurich ka paralajmëruar se një politikë e tillë fiskale rrezikon të thellojë ndarjen sociale mes kantoneve. Sipas analizës, kantonet më të pasura do të vazhdojnë të tërheqin banorë të pasur, ndërsa kantonet më të varfra do të përballen me rritje të shpenzimeve për përfitime sociale.

Debati mbi konkurrencën tatimore mes kantoneve në Zvicër pritet të thellohet edhe më shumë në muajt e ardhshëm, teksa reformat e paralajmëruara hyjnë në diskutim publik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button