Policia e Gjilanit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, ka bërë thirrje publike për ndihmën e qytetarëve në identifikimin dhe lokalizimin e dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Sipas njoftimit zyrtar, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, është publikuar fotografia e të dyshuarve, të cilët aktualisht nuk kanë të njohur moshën, adresën apo komunën e banimit.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në komunikatë.
Policia apelon që kushdo që ka informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e personave në fotografi, të kontaktojë në stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, në adresën elektronike [email protected]
, apo në numrat kujdestarë 192 dhe 038 508 07001.
Institucioni thekson se çdo informatë e pranuar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.