Trump priti liderët europianë dhe Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, përgatitet takim me Putin

Presidenti amerikan, Donald Trump, priti mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së bashku me disa liderë europianë dhe shefin e NATO-s.
Në një fotografi të postuar nga Trump në Instagram, mysafirët shihen të ulur në rresht përpara tij, pa asnjë përshkrim. “Bossi i ka të gjithë në vijë”, komentuan përdoruesit.
Në takim morën pjesë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte.
Trump e priti fillimisht presidentin Zelensky në një takim të veçantë dhe më pas zhvilloi këtë mbledhje me liderët europianë. Pas përfundimit të takimit, u njoftua se po përgatitej një takim ndërmjet Zelenskyt dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në një përpjekje të Trump për të dhënë fund luftës në Ukrainë.