Rrugët në Maqedoni: Një aks rajonal i mbyllur për shkak të zjarrit, frekuencë e shtuar e automjeteve në akset e tjera

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njoftoi se rruga rajonale R1106 Makedonski Brod–Shkup mbetet e mbyllur për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në Parkun Nacional “Jasen”.
Sipas LAMM, komunikacioni në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet normalisht, megjithëse rrugët janë të lagështa. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është rritur për shkak të pushimeve verore. Në pikën kufitare VK Bogorodicë, pritja është rreth 30 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata.
LAMM u bën thirrje shoferëve të adaptojnë shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të tregojnë kujdes të veçantë në akset malore dhe lugina lumenjsh, ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. Rrugët me rrezik të shtuar përfshijnë: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.