Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Vushtrri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin S.S., i cili aktualisht ndodhet në ndalim 48-orësh.
Sipas Prokurorisë, S.S. dyshohet se, gjatë luftës në Kosovë, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të uniformuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë.
Gjithashtu, më 6 prill 1999, S.S. dyshohet se ka plaçkitur dhe djegur shtëpi, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj civilëve. Hetimet për këtë rast kanë siguruar prova materiale dhe dëshmi nga qytetarë të ndryshëm.
Prokuroria u bën thirrje qytetarëve se mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës.