Kosova
ASK: Nga janari deri në qershor 776 çifte janë shkurorëzuar në Kosovë

Nga janari deri në qershor të këtij viti, gjithsej 776 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Vetëm gjatë muajit qershor janë regjistruar 135 raste të shkurorëzimeve, duke shënuar një rritje prej 19 për qind krahasuar me muajin maj.
“Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin qershor janë 135 raste, krahasuar me muajin maj kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për 19%”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sipas statistikave, Peja prin me numrin më të madh të shkurorëzimeve, ku janë regjistruar 17 raste, pasuar nga Prizreni me 14 raste dhe Ferizaji me 13 raste.